BIBLEPAGE.NET

Një rehatshme leximit të Biblës në internet

Vargu i Ditës

Por para së gjithash kërkoni mbretërinë e Perëndisë dhe drejtësinë e tij dhe të gjitha këto gjëra do t'ju shtohen

Mateu 6:33


 

Kapitulli 3



1Unë jam njeriu që pa hidhërimin nën thuprën e tërbimit të tij.
2Ai më ka udhëhequr dhe më ka bërë të eci nëpër terr dhe jo në dritë.
3Po, kundër meje ai ka kthyer disa herë dorën e tij tërë ditën.
4Ai ka konsumuar mishin tim dhe lëkurën time, ka coptuar kockat e mia.
5Ka ndërtuar fortesa kundër meje, më ka rrethuar me hidhërim dhe me ankth.
6Ka bërë që unë të banoj në vende plot errësirë, ashtu si të vdekurit prej shumë kohe.
7Më ka ndërtuar një mur rreth e qark, me qëllim që unë të mos dal; e ka bërë të rëndë zinxhirin tim.
8Edhe kur bërtas dhe kërkoj ndihmë me zë të lartë, ai nuk pranon të dëgjojë lutjen time.
9Ai i ka mbyllur rrugët e mia me gurë të prerë, i ka bërë shtigjet e mia plot me prita.
10Ai ka qenë për mua si një ari në pritë, si një luan në vende të fshehta.
11Ka devijuar rrugët e mia, më ka coptuar dhe më ka dëshpëruar.
12Ka nderur harkun e tij dhe më ka bërë objekt të shigjetave të tij.
13Ka bërë të depërtojnë në zemrën time shigjetat e kukurës së tij.
14Jam bërë tallja e tërë popullit tim, kënga e tij e tërë ditës.
15Më ka ngopur me hidhërim, më ka bërë të pij pelin.
16Më ka coptuar dhëmbët me zall, më ka mbuluar me hi.
17Ke larguar shpirtin tim nga paqja, kam harruar mirëqënien.
18Kam thënë: "Éshtë zhdukur besimi im dhe shpresa ime tek Zoti".
19Kujtohu për pikëllimin dhe për endjen time, për pelinin dhe hidhërimin.
20Shpirti im kujtohet gjithnjë për këtë dhe është i rrëzuar brenda meje.
21Këtë dua ta sjell në mëndje dhe prandaj dua të shpresoj.
22Éshtë një hir i Zotit që nuk jemi shkatërruar plotësisht, sepse mëshirat e tij nuk janë mbaruar plotësisht.
23Përtëriten çdo mëngjes; e madhe është besnikeria jote.
24"Zoti është pjesa ime", thotë shpirti im, "prandaj do të kem shpresë tek ai.
25Zoti është i mirë me ata që kanë shpresë tek ai, me shpirtin që e kërkon.
26Gjë e mirë është të presësh në heshtje shpëtimin e Zotit.
27Gjë e mirë është për njeriun të mbajë zgjedhën në rininë e tij.
28Le të ulet i vetmuar dhe të qëndrojë në heshtje kur Perëndia ia imponon.
29Le ta vërë gojën e tij në pluhur, ndofta ka ende shpresë.
30Le ti japë faqen atij që e godet, të ngopet me fyerje.
31Sepse Zoti nuk hedh poshtë për gjithnjë;
32por, në rast se të hidhëron, do ti vijë keq sipas shumicës së zemërmirësive të tij,
33sepse nuk e bën me kënaqësi poshtërimin dhe hidhërimin e bijve të njerëzve.
34Kur dikush shtyp nën këmbët e tij tërë robërit e dheut,
35kur dikush shtrëmbëron të drejtën e një njeriu në prani të Më të Lartit,
36kur dikujt i bëhet një padrejtësi në çështjen e tij, a nuk e shikon Zoti?
37Vallë kush thotë diçka që më pas realizohet, në rast se Zoti nuk e ka urdhëruar?
38E keqja dhe e mira a nuk vijnë vallë nga goja e Më të Lartit?
39Pse vallë ankohet një njeri i gjallë, një njeri për ndëshkimin e mëkateve të tij?
40Le të shqyrtojmë rrugët tona, t'i hetojmë dhe të kthehemi tek Zoti.
41Le të ngremë lart zemrat tona dhe duart tona në drejtim të Perëndisë të qiejve.
42Ne kemi kryer mëkate, kemi qënë rebelë dhe ti nuk na ke falur.
43Je mbështjellë në zëmërimin tënd dhe na ke ndjekur, na ke vrarë pa mëshirë.
44Ti je mbështjellë në një re, në mënyrë që asnjë lutje të mos kalonte dot.
45Na ke bërë plehra dhe mbeturina në mes të popujve.
46Tërë armiqtë tanë kanë hapur gojën kundër nesh.
47Na ka rënë mbi trup tmerri, laku, dëshpërimi i thellë dhe shkatërrimi.
48Rrëke uji rrjedhin nga sytë e mi për shkatërrimin e bijës së popullit tim.
49Syri im derdh lot pa pushim, pa ndërprerje,
50deri sa Zoti të mos vështrojë nga qielli dhe të mos shikojë.
51Syri im i sjell dhembje shpirtit tim për të gjitha bijat e qytetit tim.
52Ata që më urrejnë pa shkak më kanë gjuajtur si të isha zog.
53Kanë shkatërruar jetën time në gropë, më kanë hedhur gurë.
54Ujrat rrjedhin mbi kokën time, unë thoja: "Ka marrë fund për mua".
55Përmenda emrin tënd, o Zot, nga thellësia e gropës.
56Ti e dëgjove zërin tim; mos ia fshih veshin tënd psherëtimës sime, thirrjes time për ndihmë.
57Kur të kam thirrur ti je afruar; ke thënë: "Mos ki frikë!"
58O Zot ti ke mbrojtur çështjen e shpirtit tim, ti ke çliruar jetën time.
59O Zot, ti ke parë dëmin që kam pësuar, prandaj mbro çështjen time!
60Ti ke parë tërë frymën e tyre të hakmarrjes, intrigat e tyre kundër meje.
61Ti ke dëgjuar fyerjet e tyre, o Zot, tërë intrigat e tyre kundër meje,
62fjalimet e tyre që ngrihen kundër meje, atë që mendojnë kundër meje tërë ditën.
63Vër re kur ulen dhe kur ngrihen, unë jam kënga e tyre.
64Shpërbleji, o Zot, sipas veprës së duarve të tyre.
65Bëji zemërgur, mallkimi yt qoftë mbi ta.
66Ndiqi në zemërimin tënd dhe shkatërroi poshtë qiejve të Zotit.



  • Versione tjera  
  • English
  • Français
  • Deutsch
  • Español
  • Português
  • Italiano
  • Nederlands
  • Român
  • Dansk
  • Svensk
  • Suomi
  • Norsk
  • Čeština
  • русский
  • Український
  • Български
  • Polski
  • Hrvatski
  • Magyar
  • Shqiptar
  • עברית
  • Türk
  • 圣经
  • 聖經
  • 한국의
  • 日本語
  • Tiêng Viêt
  • ภาษาไทย
  • Tagalog
  • Indonesia
  • हिन्दी
  • தமிழ்
  • ਪੰਜਾਬੀ
  • اردو
  • Somali
  • Kiswahili
  • العربية