BIBLEPAGE.NET

Një rehatshme leximit të Biblës në internet

Vargu i Ditës

Më vonë Jezusi e gjeti në tempull dhe i tha: ''Ja, ti u shërove; mos mëkato më që të mos të të bëhet një gjë më e keqe''

Gjoni 5:14


 

Kapitulli 3



1"Kur një njeri ofron një flijim falënderimi, po të jetë se ofron një bagëti të trashë të marrë nga kopeja, qoftë mashkull apo femër, do ta ofrojë pa të meta përpara Zotit.
2Do të vërë dorën mbi kokën e ofertës së tij dhe do ta therë në hyrje të çadrës së mbledhjes; pastaj priftërinjtë, bijtë e Aaronit, do të shpërndajnë gjakun rreth e qark mbi altarin.
3Nga ky flijim falënderimi do të paraqesë, si flijim të bërë me zjarr për Zotin, dhjamin që mbulon zorrët dhe të gjithë dhjamin që rri ngjitur me zorrët,
4të dy veshkat dhe dhjamin që është mbi ato rreth ijeve, por do të shkëpusë bulën me dhjamë të mëlçisë së zezë që ndodhet mbi veshkat.
5Pas kësaj bijtë e Aaronit do ta tymosin në altarin mbi olokaustin, që ndodhet mbi drutë e vëna mbi zjarr. Éshtë një flijim i bërë me zjarr me erë të këndshme për Zotin.
6Në rast se oferta e tij, si flijim falënderimi për Zotin, është një bagëti e imët, qoftë mashkull apo femër, do ta ofrojë pa të meta.
7Në rast se paraqet si flijm e tij një qengj, do ta ofrojë përpara Zotit.
8Do të vërë dorën e tij mbi kokën e ofertës së tij dhe do ta therë në hyrje të çadrës së mbledhjes; pastaj bijtë e Aaronit do ta shpërndajnë gjakun rreth e qark mbi altarin.
9Nga flijimi i falënderimit do të paraqitet, si flijim i bërë me zjarr për Zotin, dhjami i tij; ai do të shkëpusë tërë bishtin e majmë afër shtyllës kurrizore, dhjamin që mbulon zorrët dhe të gjithë dhjamin që rri ngjitur me zorrët,
10të dy veshkat dhe dhjamin që është mbi to rreth ijeve, por do të shkëpusë bulën e majme të mëlçisë mbi veshkat.
11Pastaj prifti do ta tymosë mbi altarin si ushqim. Éshtë një ofertë e bërë me zjarr për Zotin.
12Në rast se oferta e tij është një dhi, do ta ofrojë para Zotit.
13Do të vërë dorën e tij mbi kokën e saj dhe do ta therë në hyrje të çadrës së mbledhjes; pastaj bijtë e Aaronit do të shpërndajnë gjakun rreth e qark mbi altarin.
14Prej saj do të paraqesë, si flijim të bërë me zjarr për Zotin, dhjamin që mbulon zorrët dhe tërë dhjamin që rri ngjitur me zorrët,
15të dy veshkat dhe dhjamin që është mbi to rreth ijeve, por do të shkëpusë bulën e majme të mëlçisë mbi veshkat.
16Pastaj prifti do t'i tymosë mbi altar si ushqim. Éshtë një ofertë e bërë me zjarr me erë të këndshme. E tërë yndyra i përket Zotit.
17Ky është një ligj i përjetshëm për të gjithë brezat tuaj, në të gjitha vendet ku do të banoni: nuk do të hani as yndyrë, as gjak".



  • Versione tjera  
  • English
  • Français
  • Deutsch
  • Español
  • Português
  • Italiano
  • Nederlands
  • Român
  • Dansk
  • Svensk
  • Suomi
  • Norsk
  • Čeština
  • русский
  • Український
  • Български
  • Polski
  • Hrvatski
  • Magyar
  • Shqiptar
  • עברית
  • Türk
  • 圣经
  • 聖經
  • 한국의
  • 日本語
  • Tiêng Viêt
  • ภาษาไทย
  • Tagalog
  • Indonesia
  • हिन्दी
  • தமிழ்
  • ਪੰਜਾਬੀ
  • اردو
  • Somali
  • Kiswahili
  • العربية