BIBLEPAGE.NET

Një rehatshme leximit të Biblës në internet

Vargu i Ditës

Lum ata që janë të uritur dhe të etur për drejtësi, sepse ata do të ngopen

Mateu 5:6


 

Kapitulli 5



1"Bërtit, pra! A ka vallë ndonjë që të përgjigjet? Kujt prej shenjtorëve do t'i drejtohesh?
2Zemërimi në fakt e vret të pamendin dhe zilia e vret budallanë.
3E kam parë të pamendin të lëshojë rrënjë, por shumë shpejt e mallkova banesën e tij.
4Bijtë e tij nuk kanë asnjë siguri, janë të shtypur te porta, dhe nuk ka njeri që t'i mbrojë.
5I urituri përpin të korrat e tij, ia merr edhe sikur të jenë midis gjembave, dhe një lak përpin pasurinë e tij.
6Sepse shpirtligësia nuk del nga pluhuri dhe mundimi nuk mbin nga toka;
7por njeriu lind për të vuajtur, ashtu si shkëndija për t'u ngjitur lart.
8Por unë do të kërkoja Perëndinë, dhe Perëndisë do t'i besoja çështjen time,
9atij që bën gjëra të mëdha dhe që nuk mund të njihen; mrekulli të panumërta,
10që i jep shiun tokës dhe dërgon ujin në fushat;
11që ngre të varfrit dhe vë në siguri lart ata që vuajnë.
12I bën të kota synimet e dinakëve, dhe kështu duart e tyre nuk mund të realizojnë planet e tyre;
13i merr të urtët në dredhinë e tyre, dhe kështu këshilla e të pandershmëve shpejt bëhet tym.
14Gjatë ditës ata hasin në errësirë, bash në mesditë ecin me tahmin sikur të ishte natë;
15por Perëndia e shpëton nevojtarin nga shpata, nga goja e të fuqishmëve dhe nga duart e tyre.
16Kështu ka shpresë për të mjerin, por padrejtësia ia mbyll gojën atij.
17Ja, lum njeriu që Perëndia dënon; prandaj ti mos e përbuz ndëshkimin e të Plotfuqishmit;
18sepse ai e bën plagën, dhe pastaj e fashon, plagos, por duart e tij shërojnë.
19Nga gjashtë fatkeqësi ai do të të çlirojë, po, në të shtatën e keqja nuk do të të prekë.
20Në kohë zie do të të shpëtojë nga vdekja, në kohë lufte nga forca e shpatës.
21Do t'i shpëtosh fshikullit të gjuhës, nuk do të trembesh kur të vijë shkatërrimi.
22Do të qeshësh me shkatërrimin dhe me zinë, dhe nuk do të kesh frikë nga bishat e dheut;
23sepse do të kesh një besëlidhje me gurët e dheut, dhe kafshët e fushave do të jenë në paqe me ty.
24Do të dish që çadra jote është e siguruar; do të vizitosh kullotat e tua dhe do të shikosh që nuk mungon asgjë.
25Do të kuptosh që pasardhësit e tu janë të shumtë dhe të vegjlit e tu si bari i fushave.
26Do të zbresësh në varr në moshë të shkuar, ashtu si në stinën e vet mblidhet një tog duajsh.
27Ja ç'kemi gjetur; kështu është. Dëgjoje dhe përfito".



  • Versione tjera  
  • English
  • Français
  • Deutsch
  • Español
  • Português
  • Italiano
  • Nederlands
  • Român
  • Dansk
  • Svensk
  • Suomi
  • Norsk
  • Čeština
  • русский
  • Український
  • Български
  • Polski
  • Hrvatski
  • Magyar
  • Shqiptar
  • עברית
  • Türk
  • 圣经
  • 聖經
  • 한국의
  • 日本語
  • Tiêng Viêt
  • ภาษาไทย
  • Tagalog
  • Indonesia
  • हिन्दी
  • தமிழ்
  • ਪੰਜਾਬੀ
  • اردو
  • Somali
  • Kiswahili
  • العربية