BIBLEPAGE.NET

Një rehatshme leximit të Biblës në internet

Vargu i Ditës

Por për ju që keni frikë nga emri im, do të lindë dielli i drejtësisë me shërimin në krahët e tij, dhe ju do të dilni dhe do të hidheni si viçat që dalin nga stalla

Malakia 4:2


 

Kapitulli 38



1Atëherë Zoti iu përgjigj Jobit në mes të furtunës dhe i tha:
2"Kush është ai që e errëson planin tim me fjalë që nuk kanë kuptim?
3Mirë, pra, ngjishe brezin si një trim; unë do të të pyes dhe ti do të më përgjigjesh.
4Ku ishe kur unë hidhja themelet e tokës? Thuaje, në rast se ke aq zgjuarsi.
5Kush ka vendosur përmasat e saj, në rast se e di, ose kush ka vënë mbi të litarin për ta matur?
6Ku janë vendosur themelet e saj, ose kush ia vuri gurin qoshes,
7kur yjet e mëngjesit këndonin të gjithë së bashku dhe tërë bijtë e Perëndisë lëshonin britma gëzimi?
8Kush e mbylli me porta detin kur shpërtheu duke dalë nga gjiri i nënës,
9kur i dhashë retë për rroba dhe terrin për pelena?
10Kur i caktova një kufi dhe i vendosa shufra hekuri dhe porta,
11dhe thashë: "Ti do të arrish deri këtu, por jo më tutje; këtu do të ndalen valët e tua krenare!"?
12Që kur se ti jeton a ke dhënë urdhra në mëngjes ose i ke treguar vendin agimit,
13që ai të kapë skajet e tokës dhe të tronditë njerëzit e këqij?
14Ndërron trajtë si argjila nën vulë dhe shquhet si një veshje.
15Njerëzve të këqij u mohohet drita dhe krahu i ngritur u copëtohet.
16A ke arritur vallë deri në burimet e detit ose a ke vajtur vallë në kërkim të thellësirave të humnerës?
17Të janë treguar portat e vdekjes, apo ke parë vallë portat e hijes së vdekjes?
18A e ke vënë re gjerësinë e tokës. Thuaje, në rast se i di të gjitha këto!
19Ku është rruga që të çon në banesën e dritës? Dhe terri, ku është vendi i tij,
20që ti të mund t'i çosh në vendin e tij, dhe të mund të njohësh shtigjet që të çojnë në shtëpinë e tij?
21Ti e di, sepse atëherë kishe lindur, dhe numri i ditëve të tua është i madh.
22Vallë, a ke hyrë ndonjë herë në depozitat e borës ose a ke parë vallë depozitat e breshërit
23që unë i mbaj në ruajtje për kohërat e fatkeqësive, për ditën e betejës dhe të luftës?
24Nëpër çfarë rruge përhapet drita ose përhapet era e lindjes mbi tokë?
25Kush ka hapur një kanal për ujërat që vërshojnë dhe rrugën për bubullimën e rrufeve,
26që të bjerë shi mbi tokë të pabanuar, mbi një shkretëtirë, ku nuk ka asnjë njeri,
27për të shuar etjen e shkretëtirave të mjeruara, për të bërë që të mbijë dhe të rritet bari?
28Shiu, vallë, a ka një baba? Ose kush i prodhon pikat e vesës?
29Nga gjiri i kujt del akulli dhe kush e krijon brymën e qiellit?
30Ujërat ngurtësohen si guri dhe sipërfaqja e humnerës ngrin.
31A mund t'i bashkosh ti lidhjet e Plejadave, apo të zgjidhësh vargjet e Orionit?
32A i bën ti të duken yllësitë në kohën e tyre, apo e drejton ti Arushën e Madhe me të vegjlit e saj?
33A i njeh ti ligjet e qiellit, ose a mund të vendosësh ti sundimin e tyre mbi tokë?
34A mund ta çosh zërin tënd deri në retë me qëllim që të mbulohesh nga shiu i bollshëm?
35Mos je ti ai që hedh rrufetë atje ku duhet të shkojnë, duke thënë: "Ja ku jam?".
36Kush e ka vënë diturinë në mendje, ose kush i ka dhënë gjykim zemrës?
37Kush numëron retë me anë të diturisë, dhe kush derdh shakujt e qiellit
38kur pluhuri shkrihet në një masë dhe plisat bashkohen midis tyre?
39A mund ta gjuash ti gjahun për luaneshën apo të ngopësh të vegjlit e uritur të luanit,
40kur struken në strofkat e tyre apo rrinë në pritë në strukën e tyre?
41Kush i siguron korbit ushqimin e tij, kur zogjtë e tij i thërrasin Perëndisë dhe enden pa ushqim?


  • Versione tjera  
  • English
  • Français
  • Deutsch
  • Español
  • Português
  • Italiano
  • Nederlands
  • Român
  • Dansk
  • Svensk
  • Suomi
  • Norsk
  • Čeština
  • русский
  • Український
  • Български
  • Polski
  • Hrvatski
  • Magyar
  • Shqiptar
  • Türk
  • עברית
  • 圣经
  • 聖經
  • 한국의
  • 日本語
  • Tiêng Viêt
  • ภาษาไทย
  • Tagalog
  • Indonesia
  • हिन्दी
  • தமிழ்
  • ਪੰਜਾਬੀ
  • اردو
  • Somali
  • Kiswahili
  • العربية