BIBLEPAGE.NET

Një rehatshme leximit të Biblës në internet

Vargu i Ditës

sepse unë jam me ty dhe askush nuk do të vërë dorë mbi ty që të të bëjë keq, sepse unë kam një popull të madh në këtë qytet''

Veprat 18:10


 

Kapitulli 22



1Atëherë Elifazi nga Temani u përgjigj dhe tha:
2"A mundet vallë njeriu t'i sigurojë ndonjë përfitim Perëndisë? Me siguri i urti i sjell të mirë vetvetes.
3Çfarë kënaqësie ka prej saj i Plotfuqishmi, në rast se ti je i drejtë, ose çfarë përfitimi ka në qoftë se ti ke një sjellje të ndershme?
4Mos vallë nga frika që ka prej teje ai ndëshkon dhe hyn në gjyq me ty?
5Apo ka gjasë më shumë se kjo ka si shkak ligësinë tënde të madhe dhe fajet e tua të shumta?
6Pa arsye në fakt ti merrje pengje nga vëllezërit e tu dhe i zhvishje të zhveshurit nga rrobat e tyre.
7Nuk i jepje ujë të lodhurit dhe i refuzoje bukën të uriturit.
8Toka i përkiste njeriut të fuqishëm dhe banonte në të njeriu i nderuar.
9E ktheje gruan e ve me duar bosh, dhe krahët e jetimëve ishin të këputur.
10Ja pse je rrethuar kudo nga leqe dhe drithma të papritura të turbullojnë,
11ose një errësirë nuk të lejon të shikosh dhe një vërshim uji të përmbyt.
12A nuk është Perëndia lart në qiejt? Shiko yjet e larta, sa lart ndodhen!
13Dhe ti thua: "Çfarë di Perëndia? A mund të gjykojë nëpërmjet territ të dendur?
14Re të dendura e mbulojnë dhe kështu nuk mund të shikojë, dhe shëtit mbi kupën e qiejve".
15A dëshiron ti të ndjekësh rrugën e lashtë të përshkruar prej kohe nga njerëzit e këqij,
16që e çuan larg para kohe, dhe themelin e të cilëve e mori një lum që vërshonte?
17Ata i thonin Perëndisë: "Largohu nga ne! Çfarë mund të na bëjë i Plotfuqishmi?".
18Megjithatë Perëndia ua kishte mbushur shtëpitë me të mira. Por unë u rri larg këshillave të të pabesëve.
19Të drejtët e shohin këtë dhe gëzohen, dhe i pafajmi tallet me ta;
20po, me siguri, armiqtë tanë po shkatërrohen, dhe zjarri po përpin atë që mbetet.
21Pajtohu, pra, me Perëndinë dhe do të kesh siguri; kështu do të kesh mirëqënie.
22Prano udhëzime nga goja e tij dhe shtjeri fjalët e tij në zemrën tënde.
23Në rast se kthehesh tek i Plotfuqishmi, do të rimëkëmbesh; në qoftë se largon paudhësinë nga çadrat e tua
24dhe u hedh arin në pluhur dhe arin e Ofirit ndër gurët e përroit,
25atëherë i Plotfuqishmi do të jetë ari yt, thesari yt prej argjendi.
26Sepse atëherë do të gjesh kënaqësinë tënde tek i Plotfuqishmi dhe do të ngresh fytyrën në drejtim të Perëndisë.
27Do t'i lutesh dhe ai do të të plotësojë dëshirën dhe ti do të realizosh kushtet që ke lidhur.
28Do të vendosësh një gjë dhe ajo do të dalë mbarë, dhe mbi udhën tënde do të shkëlqejë drita.
29Kur do të poshtërojnë, ti do të thuash: "Ngritja do të vijë". Ai do të përkrahë të përulurin
30dhe do të çlirojë edhe atë që nuk është i pafajmë; po, ai do të çlirohet nga shkaku i pastëtisë së duarve të tua".


  • Versione tjera  
  • English
  • Français
  • Deutsch
  • Español
  • Português
  • Italiano
  • Nederlands
  • Român
  • Dansk
  • Svensk
  • Suomi
  • Norsk
  • Čeština
  • русский
  • Український
  • Български
  • Polski
  • Hrvatski
  • Magyar
  • Shqiptar
  • Türk
  • עברית
  • 圣经
  • 聖經
  • 한국의
  • 日本語
  • Tiêng Viêt
  • ภาษาไทย
  • Tagalog
  • Indonesia
  • हिन्दी
  • தமிழ்
  • ਪੰਜਾਬੀ
  • اردو
  • Somali
  • Kiswahili
  • العربية