BIBLEPAGE.NET

Një rehatshme leximit të Biblës në internet

Vargu i Ditës

Ndërsa Pjetri ende po i thoshte këto fjalë, Fryma e Shenjtë zbriti mbi të gjithë ata që po e dëgjonin fjalën

Veprat 10:44


 

Kapitulli 21



1Atëherë Jobi u përgjigj dhe tha:
2"Dëgjoni me kujdes atë që kam për të thënë, dhe kjo të jetë kënaqësia që më jepni.
3Kini durim me mua dhe më lini të flas dhe, kur të kem folur, edhe talluni me mua.
4A ankohem vallë për një njeri? Dhe pse fryma ime nuk duhet të trishtohet?
5Shikomëni dhe habituni, dhe vini dorën mbi gojë.
6Kur e mendoj, më zë frika dhe mishi im fillon të dridhet.
7Pse, pra, jetojnë të pabesët dhe pse plaken dhe shtojnë pasuritë e tyre?
8Pasardhësit e tyre fuqizohen bashkë me ta nën vështrimet e tyre dhe fëmijët e tyre lulëzojnë në sytë e tyre.
9Shtëpitë e tyre janë në siguri, pa tmerre, dhe fshikulli i Perëndisë nuk rëndon mbi ta.
10Demi i tyre mbars dhe nuk gabon, lopa e tyre pjell pa dështuar.
11Dërgojnë jashtë si një kope të vegjlit e tyre dhe bijtë e tyre hedhin valle.
12Këndojnë në tingujt e timpanit dhe të qestes dhe kënaqen me zërin e flautit.
13I kalojnë në mirëqënie ditët e tyre, pastaj një çast zbresin në Sheol.
14Megjithatë i thonin Perëndisë: "Largohu nga ne, sepse nuk dëshirojmë aspak të njohim rrugët e tua.
15Kush është i Plotfuqishmi të cilit duhet t'i shërbejmë? Ç'përfitojmë veç kësaj kur e lusim?".
16Ja, begatia e tyre a nuk është vallë në duart e tyre? Këshilla e të pabesëve është mjaft larg meje.
17Sa herë shuhet llamba e të këqijve ose shkatërrimi bie mbi ta, vuajtjet që Perëndia cakton në zemërimin e tij?
18A janë ata si kashta përpara erës ose si byku që e merr me vete stuhia?
19Ju thoni se Perëndia ruan dënimin e paudhësisë së dikujt për bijtë e tij. Ta shpaguajë Perëndia, që ai të mund ta kuptojë.
20Të shohë me sytë e tij shkatërrimin e vet dhe të pijë nga zemërimi i të Plotfuqishmit!
21Çfarë i hyn në punë në fakt shtëpia e tij mbas vdekjes, kur numri i muajve të tij është mbushur?
22A mundet ndokush t'i mësojë Perëndisë njohuri, atij që gjykon ata që ndodhen atje lart?
23Dikush vdes kur ka plot fuqi, i qetë dhe i sigurt;
24ka kovat plot me qumësht dhe palca e kockave të tij është e freskët.
25Një tjetër përkundrazi vdes me shpirt të hidhëruar, pa pasë shijuar kurrë të mirën.
26Që të dy dergjen bashkë në pluhur dhe krimbat i mbulojnë.
27Ja, unë i njoh mendimet tuaja dhe planet me të cilat doni të ushtroni dhunën kundër meje.
28Në fakt ju thoni: "Ku është shtëpia e princit, dhe ku është çadra, banesa e njerëzve të këqij?".
29Nuk i keni pyetur ata që udhëtojnë dhe nuk i njihni shenjat e tyre?
30Njerëzit e këqij në fakt shpëtojnë ditën e shkatërrimit dhe çohen në shpëtim ditën e zemërimit.
31Kush e qorton për sjelljen e tij dhe kush i jep shpagim për atë që ka bërë?
32Atë e çojnë në varr dhe i bëjnë roje varrit të tij.
33Plisat e luginës do të jenë të ëmbël për të; tërë njerëzia do ta ndjekë, ndërsa një mori pa fund i shkon para.
34Si mund të më ngushëlloni pra, me fjalë të kota, kur nga fjalët tuaja nuk mbetet veçse gënjeshtra?".


  • Versione tjera  
  • English
  • Français
  • Deutsch
  • Español
  • Português
  • Italiano
  • Nederlands
  • Român
  • Dansk
  • Svensk
  • Suomi
  • Norsk
  • Čeština
  • русский
  • Український
  • Български
  • Polski
  • Hrvatski
  • Magyar
  • Shqiptar
  • Türk
  • עברית
  • 圣经
  • 聖經
  • 한국의
  • 日本語
  • Tiêng Viêt
  • ภาษาไทย
  • Tagalog
  • Indonesia
  • हिन्दी
  • தமிழ்
  • ਪੰਜਾਬੀ
  • اردو
  • Somali
  • Kiswahili
  • العربية