BIBLEPAGE.NET

Një rehatshme leximit të Biblës në internet

Vargu i Ditës

sepse për veprën e Krishtit ai qe shumë afër vdekjes, duke e vënë në rrezik jetën e vet, për të përmbushur zbrazëtitë e shërbesës tuaj ndaj meje

Filipianeve 2:29


 

Kapitulli 17



1"Fryma ime u copëtua, ditët po më shuhen, varri po më pret.
2A nuk jam i rrethuar nga njerëz që më përqeshin. Syri im ndalet mbi fyerjet e tyre.
3Më jep, pra, një peng pranë teje, përndryshe kush do të më shtrëngonte dorën si garant?
4Nga që i ke penguar mendjet e tyre të kuptojnë, prandaj nuk do t'i bësh të triumfojnë.
5Kush i tradhton miqtë deri sa t'i grabisë, ka për t'i parë më pak sytë e fëmijëve të tij.
6Por unë prej tij jam bërë gazi i popujve dhe jam katandisur në një njeri të cilin e pështyjnë në fytyrë.
7Syri më erret për shkak të dhembjes dhe tërë gjymtyrët e mia nuk janë veçse hije.
8Njerëzit e drejtë habiten nga kjo, dhe i pafajmi ngrihet kundër të pabesit.
9Megjithatë i drejti mbetet i lidhur fort me rrugën e tij, dhe ai që i ka duart e pastra fortësohet gjithnjë e më tepër.
10Sa për ju të gjithë, kthehuni, ejani, pra, sepse midis jush nuk po gjej asnjë njeri të urtë.
11Ditët e mia shkuan dhe planet e mia u prishën, pikërisht ato dëshira që unë ushqeja në zemër.
12Ata e ndërrojnë natën në ditë, "drita është afër", thonë, për shkak të errësirës.
13Në rast se e pres Sheolin si shtëpinë time në rast se e shtrij shtrojen time në terr,
14në rast se i them vendvarrit: "Ti je ati im", dhe krimbave: "Jeni nëna ime dhe motra ime",
15ku është, pra, shpresa ime? Kush mund të dallojë ndonjë shpresë për mua?
16A do të zbres vallë në portat e Sheolit, kur do të gjejmë bashkë prehje në pluhur?".



  • Versione tjera  
  • English
  • Français
  • Deutsch
  • Español
  • Português
  • Italiano
  • Nederlands
  • Român
  • Dansk
  • Svensk
  • Suomi
  • Norsk
  • Čeština
  • русский
  • Український
  • Български
  • Polski
  • Hrvatski
  • Magyar
  • Shqiptar
  • עברית
  • Türk
  • 圣经
  • 聖經
  • 한국의
  • 日本語
  • Tiêng Viêt
  • ภาษาไทย
  • Tagalog
  • Indonesia
  • हिन्दी
  • தமிழ்
  • ਪੰਜਾਬੀ
  • اردو
  • Somali
  • Kiswahili
  • العربية