BIBLEPAGE.NET

Një rehatshme leximit të Biblës në internet

Vargu i Ditës

sepse për veprën e Krishtit ai qe shumë afër vdekjes, duke e vënë në rrezik jetën e vet, për të përmbushur zbrazëtitë e shërbesës tuaj ndaj meje

Filipianeve 2:29


 

Kapitulli 12



1Atëherë Jobi u përgjigj dhe tha:
2"Pa dyshim ju jeni njerëz të urtë, dhe dituria do të marrë fund me ju.
3Edhe unë kam mendje si ju, dhe nuk bie më poshtë se ju; përveç kësaj, kush nuk i di gjërat si këto?
4Jam bërë gazi i miqve të mi; unë, të cilit Perëndia i përgjigjej kur i drejtohesha; të drejtin, të ndershmin, e kanë vënë në lojë.
5Një llambë, e përçmuar në mendimet e atyre që jetojnë në mes të të mirave, është përgatitur për ata të cilëve u merren këmbët.
6Çadrat e cubave përkundrazi janë të qeta dhe e ndjejnë veten të sigurt ata që provokojnë Perëndinë dhe që e hyjnizojnë forcën e tyre.
7Por pyeti tani kafshët dhe do të të mësojnë, zogjtë e qiellit dhe do të ta thonë,
8ose foli tokës, dhe ajo do të të mësojë, dhe peshqit e detit do të ta tregojnë.
9Midis tërë këtyre krijesave, cila nuk e di që dora e Zotit i ka bërë këto?
10Ai ka në dorë të tij jetën e çdo gjallese dhe frymën e çdo qenieje njerëzore.
11Veshi a nuk i shqyrton vallë fjalët, ashtu si i shijon qiellza ushqimet?
12Ndër pleqtë gjejmë diturinë, dhe gjatësia e ditëve u jep edhe gjykimin.
13Por tek ai gjejmë diturinë dhe forcën, atij i përkasin mendja dhe gjykimi.
14Në rast se ai shkatërron, askush nuk mund të rindërtojë; në rast se fut në burg dikë, askush nuk mund t'ia hapë.
15Në rast se i ndal ujërat, çdo gjë thahet; po t'i lërë të lira, përmbytin tokën.
16Ai zotëron forcën dhe diturinë; prej tij varen ai që mashtrohet dhe ai që mashtron.
17Ai i bën këshilltarët të ecin zbathur, i bën gjyqtarët të pamend.
18Këput verigat e imponuara nga mbretërit dhe lidh me zinxhirë ijet e tyre.
19I bën që të ecin zbathur priftërinjtë dhe përmbys të fuqishmit.
20I lë pa gojë ata tek të cilët ka besim dhe i lë pa mend pleqtë.
21Zbraz përçmimin mbi fisnikët dhe ua liron brezin të fortëve.
22Zbulon gjërat e thella të fshehura në terr dhe sjell në dritë hijen e vdekjes.
23I bën të mëdha kombet dhe pastaj i shkatërron, i zgjeron kombet dhe pastaj i mërgon.
24U heq arsyen sundimtarëve të tokës dhe i bën të enden në vende të shkreta pa rrugë.
25Ecin verbërisht në terr pa dritë dhe i bën të ecin si të dehur".



  • Versione tjera  
  • English
  • Français
  • Deutsch
  • Español
  • Português
  • Italiano
  • Nederlands
  • Român
  • Dansk
  • Svensk
  • Suomi
  • Norsk
  • Čeština
  • русский
  • Український
  • Български
  • Polski
  • Hrvatski
  • Magyar
  • Shqiptar
  • עברית
  • Türk
  • 圣经
  • 聖經
  • 한국의
  • 日本語
  • Tiêng Viêt
  • ภาษาไทย
  • Tagalog
  • Indonesia
  • हिन्दी
  • தமிழ்
  • ਪੰਜਾਬੀ
  • اردو
  • Somali
  • Kiswahili
  • العربية