BIBLEPAGE.NET

Një rehatshme leximit të Biblës në internet

Vargu i Ditës

Tani, pra, këto tri gjëra mbeten: besimi, shpresa dhe dashuria; por më e madhja nga këto është dashuria

1 Korintasve 13:13


 

Kapitulli 5



1sepse ju vetë e dini shumë mirë se dita e Zotit do të vijë, si një vjedhës natën.
2Sepse, kur thonë: "Paqe dhe siguri", atëherë një shkatërrim i papritur do të bjerë mbi ta, ashtu si dhembjet e lindjes të gruas shtatzënë dhe nuk do të shpëtojnë.
3Por ju, vëllezër, nuk jeni në errësirë, që ajo ditë t'ju zërë në befasi si një vjedhës.
4Të gjithë ju jeni bij të dritës dhe bij të ditës; ne nuk jemi të natës, as të territ.
5Le të mos flemë, pra, si të tjerët, por të rrimë zgjuar dhe të jemi të esëll.
6Sepse ata që flejnë, flejnë natën, dhe ata që dehen, dehen natën.
7Kurse ne, mbasi jemi të ditës, jemi të esëll, duke veshur parzmoren e besimit dhe të dashurisë, dhe për përkrenare shpresën e shpëtimit.
8Sepse Perëndia nuk na ka caktuar për zemërim, por për të marrë shpëtimin me anë të Zotit tonë Jezu Krisht,
9i cili vdiq për ne kështu që, qofshim zgjuar qofshim fjetur, jetojmë bashkë me të.
10Prandaj ngushëlloni njeri tjetrin dhe ndërtoni njeri tjetrin ashtu sikur edhe bëni.
11Tashmë, vëllezër, ju lutemi të keni respekt për ata që mundohen midis jush, që janë në krye ndër ju në Zotin dhe që ju qortojnë,
12edhe t'i vlerësoni shumë në dashuri për veprën e tyre. Jetoni në paqe midis jush.
13Tani, vëllezër, ju bëjmë thirrje t'i qortoni të parregulltit, të ngushëlloni zemërlëshuarit, të ndihmoni të dobëtit dhe të jeni të duruar me të gjithë.
14Vështroni se mos dikush t'ia kthejë dikujt të keqen me të keqen; po kërkoni gjithmonë të mirën edhe te njeri tjetri edhe te të gjithë.
15Jini gjithmonë të gëzuar.
16Lutuni pa pushim.
17Për çdo gjë falënderoni sepse i tillë është vullneti i Perëndisë në Krishtin Jezus për ju.
18Mos e shuani Frymën.
19Mos i përbuzni profecitë.
20Provoni të gjitha, mbani të mirën.
21Hiqni dorë nga çdo dukje e ligë.
22Dhe Perëndia i paqes ju shenjtëroftë ai vetë tërësisht; dhe gjithë fryma juaj, shpirt e trup, të ruhet pa të metë për ardhjen e Zotit tonë Jezu Krisht.
23Besnik është ai që ju thërret, i cili edhe do ta bëjë.
24Vëllezër, lutuni për ne.
25Përshëndetni të gjithë vëllezërit me puthje të shenjtë.
26Ju përbetoj për Zotin që kjo letër t'u lexohet gjithë vëllezërve të shenjtë.
27Hiri i Zotit tonë Jezu Krisht qoftë me ju. Amen.
28Pali, Silvani dhe Timoteu, kishës së Thesalonikasve, që është në Perëndinë, Atin tonë, dhe në Zotin Jezu Krisht:


  • Versione tjera  
  • English
  • Français
  • Deutsch
  • Español
  • Português
  • Italiano
  • Nederlands
  • Român
  • Dansk
  • Svensk
  • Suomi
  • Norsk
  • Čeština
  • русский
  • Український
  • Български
  • Polski
  • Hrvatski
  • Magyar
  • Shqiptar
  • Türk
  • עברית
  • 圣经
  • 聖經
  • 한국의
  • 日本語
  • Tiêng Viêt
  • ภาษาไทย
  • Tagalog
  • Indonesia
  • हिन्दी
  • தமிழ்
  • ਪੰਜਾਬੀ
  • اردو
  • Somali
  • Kiswahili
  • العربية